
Menaxhimi i Ankesave në Zvilo Factor L.L.C
Krijimi i përvojave pozitive gjatë secilit ndërveprim tuajin me ne është qëllimi kryesor i Zvilo Factor LLC. Ne sigurohemi që secila kërkesë dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të parapara me qëllim të ofrimit të zgjidhjes së drejtë për ju.
Nëse ne kemi dështuar në përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek ne, ju lutemi na kontaktoni. Ne e vlerësojmë secilin reagim dhe konsiderojmë me seriozitet secilin koment dhe ankesë tuajën.
Ju lutemi, plotësoni informatat e mëposhtme online në mënyrë që të trajtojmë çështjen tuaj.
Në rast se ju nuk parapëlqeni të adresoni pakënaqësinë tuaj përmes formës online, ju lutem konsideroni alternativat në vazhdim për adresimin e pakënaqësisë tuaj:
-
Dërgo e-mail në complaints@zvilo.com (dërgo: emrin e kompanisë, emrin, mbiemrin, numrin kontaktues dhe përshkruani çështjen tuaj);
-
Dërgo sms në +383 48 200 888
-
Dërgo ankesën me postë: Zvilo Factor LLC, Rr. Hekurudha, Nr.15, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Për çdo ankesë të adresuar, ju do të pranoni mesazhin konfirmues në numrin kontaktues të prezantuar gjatë procesit të procesimit të ankesës.
Ne do të mundohemi të trajtojmë në kohë sa më të shkurtër ankesën tuaj, mirëpo jeni të informuar se kohëzgjatja e trajtimit të ankesës mund të zgjasë deri në 15 ditë pune, varësisht nga kompleksiteti i aneksës tuaj.
Në rast se nuk do të jeni të kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë ankesës tuaj, ju keni të drejtë ti drejtoheni Autoriteteve të tjera.